Kosova këtë vit mbledh oftamologë të shteteve të Europës Juglindore në kuadër të Kongresit të 16-të Shoqatës Okulistike.
Belinda Pustina, nga Shoqata e Oftamologëve, ka thënë në Sytë 7 të Klan Kosovës, se ky kongres do të shërbejë në shkëmbimin e përvojave në oftomologji.
”Në vitin 2004 është themeluar shoqata e Oftomologëve të Europës Juglindore ku bënë pjesë edhe Kosova”.
”Ky kongres mbartë një rëndësi shumë të madhe qoftë në shkëmbimin e përvojave në oftomologji. Kongresi nis të premten ku janë të ftuar ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema dhe mysafirë të tjerë”.
Pustina ka treguar po ashtu se me çfarë aktivitetesh do të përcillet ky kongres, njofton KK.
”Kongresi i 16-të i Shoqatës Okulistike të Europës dhe i treti i Shoqatës së Oftamologëve në Prishtinë, do të mbahet dy ditë dhe doktorët do të demonstrojnë atë se me çfarë janë ballafaquar gjatë trajtimit të një sëmundje”.
”Sepse dihet që nuk mund të bazohemi vetëm në informacione që marrim nga libri apo televizioni, është shumë me rëndësi të kapim rekomandime edhe nga këta kirurgë dhe t’i praktikojmë në Prishtinë”.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...