Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, sot do të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin do të shqyrtohet Udhëzimit Administrativ 06/2019 për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimi i agregatëve.
Në këtë mbledhje i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.
“Shoqata e Naftëtarëve kundërshton pastrimin e rezervarëve në çdo 3 vite. Ne kërkojmë qe të bëhet pastrimi i rezervave sipas standardeve te BE-sê dhe në regjion. Ne jemi të detyruar të thërrasim kuvend të jashtëzakonshëm. Udhëzimi 06/2019 është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi. Këtë udhëzim e ka kundërshtua edhe zyra ligjore e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj”, ka thënë Berjani./Arbresh.info/
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa