Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nhë Shtetet e Bashkuara si pasojë e stuhisë që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit.
Tre viktima u shënuan në Tenesi, dy në Luiziana, dy në Teksas, një nga Kansas dhe nje ne Masacusets sipas zyrtarëve lokalë.
Moti i keq ka prekur rreth 185 milionë njerëz, ndërsa i ftohti ekstrem ka përfshirë pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore dhe lindore me temperatura që shkojnë më poshtë se -18 gradë Celsius.
Në zonat e prekura nga stuhia, më shumë se 860,000 klientë mbetën pa energji elektrike, ndërsa më shumë se 12 mijë fluturime që ishin planifikuar për nkëtë të hënë janë anuluar, bashkë me 3 mijë të tjera për të martën.
Ekspertët e motit kanë paralajmëruar se një nga rreziqet më të mëdha të stuhisë është akulli, i cili ka potencialin të dëmtojë pemët, të rrëzojë linjat e energjisë dhe t’i bëjë rrugët të pasigurta.
Në Virxhinia dhe Kentuki, autoritetet janë përballur me qindra incidente në rrugë. Ndërkohë në Nju Jork, kryebashkiaku dhye guvernatorja e shtetit u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, teksa vendi përballet me stuhinë më të ftohtë që është parë ndër vite.
Pothuajse gjysma e shteteve kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe shkollat kanë anuluar mësimin, ndërsa senati amerikan gjithashtu anuloi një votim të planifikuar për të hënën vonë në mbrëmje. Senati i SHBA-së gjithashtu ka anuluar një votim të planifikuar për të hënën në mbrëmje.
Ndërsa vendet në veri si Dakotat dhe Minesota janë mësuar me temperatura nën zero në dimër, është e pazakontë ketë një të ftohtë kaq ekstrem në shtete si Teksasi, Luiziana dhe Tenesi, ku temperaturat janë rreth 15-20 gradë Celsius nën mesataren sezonale.
Vorbulla polare, një unazë erërash të forta perëndimore që formohen mbi Arktik çdo dimër që përmban një ajër shumë të ftohtë, duke sjellë stuhinë e fuqishme.
Disa ekspertë pretendojnë se ndryshimi i klimës mund të ndikojë në sjelljen e vorbullës polare për shkak të ndryshimeve në temperaturat e sipërfaqeve të detit, teksa bota po ngrohet. / abcnews.al /
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...