Shoqata e Bankave ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm me eksploziv ndaj bankomatit të njërës nga bankat komerciale në Kosovë duke dënuar fuqishëm këtë akt kriminal i cili krijon pasiguri në sektorin financiar, rrezikon mirëqenien e qytetarëve dhe dëmton rëndë imazhin e Kosovës.
Me datë 7.04.2019 në orët e hershme të mëngjesit ishte sulmuar me eksploziv një bankomat, duke shkaktuar dëme materiale edhe të lokaleve përreth bankomatit në një zonë të banuar dhe shumë të frekuentuar në Prishtinë.
Sektori bankar kërkon nga institucionet e sigurisë së vendit që sa më parë të sjellin para drejtësisë këto grupe kriminale që synojnë të dëmtojnë bizneset e Kosovës. E keqja duhet të luftohet me të gjitha forcat që ka shteti për të shmangur rrënimin e rendit dhe ligjit në vend.
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...