Myftiu Naim Tërnava në hapjen solemne të “Shoqatës Bereqeti në Lipjan” ka shprehur falënderime ne emër të popullit të Kosovës për Katarin për mbështetjen dhe përkrahjen.
“Në Islam kujdesi për të varfërit është obligim moral dhe fetar. Ndihmat nga Katari u përhapën në katër anët e botës. Kosova dhe shteti i saj falënderojnë shoqata të shumta të Katarit për ndihmën e popullit gjatë luftës dhe pasluftës si në shëndetësi e veshmbathje, shtëpi etj. Shuma e përgjithshme e këtij objekti ishte 580 mijë euro”, tha Tërnava.
Vakthi konsiderohet akt i madh bamirësie dhe nxit solidaritetin duke lidh të pasurit me të varfëritë. Ky vend dhe kjo ndërtesë do të jenë në shërbim të njerëzve me nevojë. Për lehtësimin e varfërisë dhe atë shpirtërore.
Bereqeti me 30 degët e saja ndihmon edhe në strehimin e të pastrehëve ka ndërtuar afër 400 shtëpi, ka strehuar njerëz në banesa, troje dhe ka dërguar për tu shëruar të sëmurët jashtë vendit. “Bereqeti” ndihmon mbi 50 mijë familje. Vetëm Në vitin 2023 ndihma të ndryshme arritën vlerën e 11 milionë euro”, tha Tërnava./Arbresh.info
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...