Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar inromacione se ka të shtëna me armë të zjarrit, ka marr veprimet e duhura policore dhe në dy raste të ndara, Ferizaj dhe Shtime, ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri në ahengje familjare.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fyshek.
Personat e dyshuar me inicialet E.H (M/SH/K) 39 vjeçar dhe F.B (M/K/SH) 26 vjeçar , pasi janë intervistuar nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ‘’ dhe ‘’Armëbajtje pa leje’’ , ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni. Rastet janë në priocedurë të mëtejme hetimore.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit , të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak !/arbresh.info/

Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...