Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjtë nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore-shqiptare.
Shkolla Verore e Diasporës do të vazhdojë edhe këtë vit me të rinjtë nga diaspora, që do të mbahet nga 30 korrikut deri më 4 gusht, njofton faqja e saj zyrtare në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.
Përmes kësaj shkolle të rinjtë mund të mësojnë dhe të shkëmbejnë kulturë, zakone e tradita të ndryshme, por edhe të shëtitin në vende historike e kulturore të Kosovës.
“Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjtë nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore-shqiptare”, thuhet në njoftim.
Shkolla Verore organizohet nga 30 korriku deri më 4 gusht 2017!
Në edicionin e kaluar kishin marrë pjesë rreth 40 të rinj të moshave 12-16 vjeçare, me origjine kosovare, por që jetojnë dhe veprojnë anembanë diasporës.
Te gjithë të interesuarit mund te aplikojnë përmes linkut të poshtëshënuar: https://goo.gl/forms/eoGZV59hluOfijty1
Për më shumë informata klikoni në linkun e faqes zyrtare:
https://sites.google.com/site/shkollaveroreperdiasporen/
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit