Analisti Shkelzen Maliqi, ka kujtuar një letër që i kishte dërguar Tryezës mbi Kosovën të organizuar në Press Qendrën e Beogradit më 4 gusht të viti 1992.
Maliqi që në vitin 1992 kishte kërkuar që Kosova të krijohet shtet i pavarur dhe sovran, shkruan Arbresh.info.
“E drejta për vetëvendosje të Kosovës nuk do të thotë se do të krijohet një shtet i ri autarkik, por se më këtë do të hapet mundësia e integrimit tē njëmendët të Kosovës në bashkësinë ekonomike ballkanike ose ndonjë formacion dhe lidhje tjetër bazuar në intereset e shteteve”, thuhej ndër të tjera në adresimin e tij.
Ky është shkrimi i plotë:
Adnan Merovci ma kujtoj sot një letër që ia kam pas dërguar Tryezës mbi Kosovën të organizuar në Press Qendrën e Beogradit më 4 gusht të viti 1992. Unë kam qenë i ftuar në atë tryezë me përfaqësuesit e pushteti dhe të opozitës serbe. Tryeza ishte paramenduar si një farë nisme jo zyrtare e dialogut mes serbëve dhe shqiptarëve. Pos meje në Tryezë kane qenë te ftuar edhe Fehmi Agani dhe Veton Surroi. Vetëm ky i fundit morri pjesë, kurse Agani dhe unë dërguam mesazhe. Profesori kishte refuzuar pjesëmarrjen. Për veten pohoj se e pata konfimruar pjesëmarrjen, por më pat ikur autobusi i mengjezit për Beograd, prandaj ua dërgova disa teza që kisha ndërmend t’i thosha atje, dhe ato u lexuan në fillim të tryezës. Adnan Merovci në arkiven e tij të pasur mbi vitet ’90 e ka parë kronikën për tryezën në fjalë që ishte emituar në ditarin e mbramjes të RTS-së, ku i ka bërë përshtypje debati dhe kundërshtimet që i kishte ngjallur letra ime në atë debat. Po e publikoj këtu letrën ashtu siç është me tezat esenciale, për të dëshmuar se edhe pas gati 30 vitesh, temat që atëherë i pata skicuar me thuktësi edhe sot janë më se aktuale.
Mesazh dërguar
Pres Qendrës Ndërkombëtare – Beograd
Ju njoftoj se për shkak të disa rrethanave nuk do të mund të mbrij me kohë në tryezën e juaj për Kosovën. Andaj i kërkoj faljë organizatorëve, gazetarëve dhe pjesëmarrësve të tryezës.
Do të doja, nëse kjo është e mundshme, që në konferencën për shtyp të lexohen disa porosi të mia, si vijon:
3.Serbia nuk do të bëhet shtet juridik dhe demokratik, e as me prosperitet, nëse nuk heq dorë nga Kosova. Miti mbi Kosovën serbe dhe gatishmëria e sotme e Evropës që Kosovën ta shohin si pjesë autonome të Serbisë nuk do të duhej të krijonte iluzionin se çështja e Kosovës do të zgjidhet në favor të Serbisë. Duke u shprehur me fjalorin e ji-xhingut (kinez), shqiptarët janë në çdo aspekt forcë e së resë në Kosovë, çka do të thotë se assesi nuk do të heqin dorë nga qëllimi i tyre, pavarësia e Kosova, ndërkaq që pushteti serb në Kosovë është anakron, i rënuar dhe në prishje, i ka mbetur vetëm argumenti i forces [lakuriqe].
Shkëlzen Maliqi,
Nënkryetar i PSDK
Prishtinë 4 gusht 1992
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën