Publicisti, Shkëlzen Gashi, njëherit ish-këshilltar politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka mohuar se deklaratat e tij ishin shkaktare në arrestimin e ish-eprorëve të UÇK-së.
Sipas tij një raportim i tillë është i pavërtetë dhe joserioz, meqë thotë se aktakuzat e Gjykatës Speciale, ishin përgatitur kohë më parë, njofton Klan Kosova.
”Është e vërtetë që një pjesë e mediave dhe më shqetësuese ishte se televizioni publik i Kosovës, e kishte deformuar deklaratën e Prokurorisë Speciale komplet”.
”Dhe kishte nxjerrë që deklarata ime ka bërë që ish-liderët e UÇK-së, të arrestohen nga Gjykata Speciale me seli në Hagë”.
”Gjë që nuk është e vërtetë, sepse deklarata ime nuk ka mundur të shërbejë si arsye për arrestimet e tyre në asnjë mundësi. Aktakuzat e tyre janë përgatitur me siguri shumë më herët se sa deklarata ime”.
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...