Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar edhe njëherë për arsyen e shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliut.
Ai tha se po mos të deklaronte që ishte për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme do të ishte ende ministër.
Ndërsa ka shpjeguar edhe njëherë atë që ka ndodhur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Nëse do të shkarkohej ministri Veliu do të kishte përçarje të Qeverisë. Ndërsa ndoshta do të kishte edhe gjendje të jashtëzakonshme. Për mua ka qenë e papranueshme që në ato rrethana dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së, të ketë ministra që dalin pro shpalljes së jashtëzakonshme”, tha ai.
Kurti këto komente i bëri në TV Dukagjin, ku ka folur për masat të cilat janë ndërmarr kundër luftimit të COVID-19. Madje ai tha se do të ketë rritje të rasteve me COVID-19.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE