Kosova po ngjitet në krye të listës së vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Shkalla e ndotjes gjatë ditëve të dimrit është shumë e lartë dhe vlerësohet se paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë, kjo pasi që niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë ditëve të fundit është shumë i lartë, gjë që ka shkaktuar edhe alarm sa i përket rrezikut për shëndetin e qytetarëve.
Madje së fundi ndërkombëtarët që kanë vizituar kryeqytetin janë parë duke vendosur maska në fytyrë për t’u mbrojtur sadopak nga ajri i ndotur.
Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës thonë se ata kanë investuar në cilësinë e ajrit, ndërsa zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ankohen se KEK-u është ndotësi më i madh.
Ambientalistët alarmojnë për nivelin e ndotjes së ajrit, ndërsa ka këndvështrime të ndryshme nga pulmologët rreth ndikimit të ajrit në shëndetin e njeriut./Gazeta Zëri/
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...