Shkaku i presioneve nga Serbia, kohëve të fundit shumë serbë kërkuan largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës. E deri më tani 51 kërkesa për largim janë pranuar nga FSK-ja.
Kjo është bërë e ditur nga Remzie Zeqiraj oficere për marrëdhënie me publikun më Ministrinë e FSK-së.
Zeqiraj ka thënë për lajmi.net se MFSK-ja ka pranuar 51 kërkesa për largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Departamenti i Personelit në MFSK/FSK, sipas akteve tona ligjore ka aprovuar gjithsejtë 51 kërkesa për demobilizim nga FSK-ja, të pjesëtarëve FSK-së nga komunitetit serb”, ka thënë fillimisht Zeqiraj.
Ajo tutje ka bërë të ditur se ky institucion çdo vit i identifikon vendet e lira në strukturën e FSK-së, dhe pastaj shpallë konkurse.
Sipas Zeqirajt, këto konkurse janë pa dallime të moshës, gjinisë dhe nacionalitetit.
“Departementi i Personelit çdo vit identifikon vendeve të lira në strukturën e FSK-së dhe në bazë të nevojave planifikon rekrutimin dhe zhvillimin e kampanjës së rekrutimit me qëllim plotësimin e strukturës me personel. Konkruset tona janë publike, dhe të drejtë aplikimi sipas kritereve të konkursit, kanë të gjithë të rinjtë pa dallim moshe, gjinie dhe nacionaliteti ashtu siç i kemi zhvilluar edhe kampanjat tjera të rekrutimit që nga viti 2009”, ka thënë Remzie Zeqiraj.
Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kritikuar presionet e Beogradit që serbët të mos bashkohen në FSK.
Kryeministri Haradinaj kohë më parë kishte thënë se ata që largohen, asnjëherë më nuk do të mund të jenë pjesë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...