Shkakton aksident duke ikur nga policia, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

09:59 | 16 Korrik 2020
A Z

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi duke ikur nga policia ka shkaktuar aksident trafiku.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor, me veturën e tij në ikje, ka shkaktuar aksident trafiku. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale