Shiu, rrufe dhe mundësi për breshër në ditën e parë të korrikut

23:51 | 30 Qershor 2026
E H

Dita e parë e muajit korrik në Kosovë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe jostabil.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë së mërkurës priten reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në disa zona të izoluara mund të ketë edhe breshër, si dhe erëra të përkohshme me intensitet më të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë, njofton IHMK.

Shpërndaje në rrjete sociale