Kosova është përfshirë nga reshje të shumta shiu këto dy ditë.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për sasitë e reshjeve.
Ai ka thënë se sasitë e reshjeve të shënuara në territorin e Kosovës deri më tani janë nga 35mm në veri , deri 89mm në jug.
Aliu ka thënë se kanë më pak sasi të reshjeve, por si mesatare në gjithë territorin janë afërsisht 60mm.
Po ashtu, Aliu ka bërë të ditur se reshjet do të vazhdojnë herë pas here por me intensitet më të ulët, duke mos e përfshirë gjithë territorin.
“Sasitë e reshjeve të shënuara në territorin e Kosovës deri më tani janë nga 35mm në veri , deri 89mm në jug. Pjesët tjera kanë më pak sasi të reshjeve, por si mesatare në gjithë territorin janë afërsisht 60mm. Reshjet do të vazhdojnë herë pas here por me intensitet më të ulët, duke mos e përfshirë gjithë territorin!”, ka shkruar Aliu.
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...