Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin sot atje.
Sipas njoftimit, ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore janë shkarkuar për pak minuta, dhe tani gjendja është përmirësuar, shkruan Arbresh.info.
“Pas rrebesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën”, thuhet në njoftim.
“Ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore, janë shkarkuar për pak minuta dhe tani gjendja është përmirësuar. Komuna ka angazhuar kompanitë e pastrimit, të cilat sipas nevojës do të kujdesen për pastrimin e rrugëve dhe pusetave”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Komuna ka ftuar qytetarët që për çdo situatë të kontaktojnë në numrat e telefonit, si më poshtë:
112 – Numri unik emergjent;
193 – Njësiti i zjarrfikjes dhe shpëtimit;
192 – Policia e Kosovës./Arbresh.info/
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...