Kolegji i Gjykatës Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa dispozita të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2025 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), që rregullon Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2025.
Bëhet e ditur se vendimi është marrë pas padisë së ushtruar nga kompania “Stonecastle Vineyards & Winery” Sh.p.k, përfaqësuar nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, kundër MBPZHR-së, përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore.
Me aktgjykimin P.A.nr.08/2025, Gjykata ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e kompanisë paditëse, duke shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar nenin 21, paragrafi 2, nënparagrafët 2.1 dhe 2.2 të udhëzimit në fjalë.
Seanca gjyqësore është mbajtur më 14 korrik 2025, në prani të të dyja palëve në këtë gjykim.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani