Sheshit `Xhorxh Bush` i vendosen rrethojat, gati nisja e punimeve|VIDEO
Qendresa Duraku / RTK
Sheshit `Xhorxh Bush` tashmë i janë vendosur rrethojat mbrojtëse, pasi janë bërë përgatitjet e fundit për fillimin e punimeve, të cilat pritet të nisin javën e ardhshme.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, konfirmoi se punimet do të fillojnë nga zona pranë Katedrales dhe do të përfundojnë te sheshi ‘Zahir Pajaziti’.
“Fatkeqësisht, ka pasur një vonesë në fillimin e projektit, për të cilën u kërkojmë ndjesë qytetarëve. Kjo ka ardhur si pasojë e ankesave të parashtruara në OSHP. Megjithatë, siç mund ta shihni, punishtja tashmë është e gatshme dhe punimet do të fillojnë brenda javës së ardhshme, ashtu siç kemi premtuar”, tha për RTK-në, Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.
Ai shtoi se projekti i këtij sheshi do të jetë shumëdimensional, me hapësira të gjelbëruara, mini-sheshe, zona rekreative, sportive dhe argëtuese për fëmijët.
“Sheshi ‘Xhorxh Bush’, ashtu siç u prezantua në konferencën e vitit të kaluar nga Shërbimi i Arkitektit të Qytetit, është konceptuar si një hapësirë moderne dhe shumëdimensionale. Ai nuk do të jetë një shesh klasik, por do të përmbajë elemente dekorative të frymëzuara nga sheshet evropiane. Projekti përfshin gjithashtu hapësira të gjelbëruara, minisheshe, zona rekreative dhe sportive, si dhe hapësira argëtuese për fëmijët. Ky koncept synon ta pasurojë dhe zgjerojë sheshin aktual, duke e bërë më tërheqës, më kreativ dhe më funksional për qytetarët e Prishtinës”, shtoi Lushaku.
Vlera e këtij projekti është rreth 18 milionë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda një viti.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...