Kreu i radikalëve serbë, Voisllav Sheshel deklaroi të enjten, me rastin e vendimit të autoriteteve në Prishtinë për regjistrimin e pasurisë së RSFJ-së në emër të Kosovës, se nuk duhet vazhduar kurrfarë bisedimesh në Bruksel derisa të implementohet vendimi për formimin e asociacionit dhe derisa të mos garantohet qartë nga ana e BE-së se gjithçka çka është në pronësi të organeve të Serbisë t’i mbajë në pronën e saj.
Sheshel në konferencën për media tha se radikalët janë të bindur se do të hyjnë në rrethin e dytë, ku sipas tij, do të jetë një betejë politike ndërmjet tij dhe liderit të SNS Aleksandar Vuqiq./Arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova