Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes së dy personave në Podujevë, ku ka njoftuar se një person ka vdekur.
Në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur orës 20:30, në Rrugën “Zahir Pajaziti” ku nga një përleshje e armatosur mes dy grupeve rivale, një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, shkruan Arbresh.info.
Gjatë sherrit, njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit, duke qëlluar drejt personave tjerë në vendngjarje.
Palët e përfshira në konflikt ishin pjesë e dy grupeve rivale, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se në përleshje kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore në vendin e ngjarjes, ku kanë mbledhur prova dhe kanë identifikuar disa prej të përfshirëve.
Deri më tani tre të dyshuar janë arrestuar nga policia dhe janë vendosur nën mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet për kapjen e personave të shpallur në arrati dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti vazhdojnë nga autoritetet.
LEXO EDHE:
Dy të plagosurit në Podujevë po trajtohen në QKUK, janë jashtë rrezikut për jetë
Numërohen të gjitha votat me kusht, VV i merr mbi 50% – këta...
Raportohet se Kurti është pajtuar ta propozojë Osmanin për p...
Besnik Krasniqi i jashtëzakonshëm, renditet në top pesë mbro...
Francë: Autoritetet paralajmërojnë për udhëtim të rrezikshëm...
Tetë nga filmat më emocionues që do të dalin në vitin 2026!
Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçant...