Bilall Sherifi nga partia Nisma, ka thënë se partia e tij nuk ka qenë kundër pikës së propozuar në Kuvend, nëpërmjet të cilës synohet bllokimi i idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë.
Madje ai ka thënë se kjo parti është pajtuar që pika e propozuar të forcohet edhe më tej, njofton Klan Kosova.
“Nuk është e saktë që ne ishim kundër pikës së propozuar. Ne ishim dakord që pika e propozuar të mbetet”.
“Madje edhe u pajtuam që kjo pikë të përforcohet dhe jo të barrikadohet”.
“Ne ishim të gatshëm madje që të heqim dorë edhe në disa nga pikat e propozuara më herët”.
“Ne nuk erdhëm me kundër rezoluta. Ne mendojmë që rruga e vetme për të ndalë një gjë të tillë është që ky kuvend të harmonizojë këtë pikë”./klan kosova/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë