Deputeti i NSIMA-s, Bilall Sherifi ka vlerësuar rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet komunale brenda pritshmërive, duke theksuar arritjen në pjesëmarrjen në asambletë komunale në të gjitha komunat ku kanë garuar.
Sherifi ka veçuar Drenasin, komunë e cila ka treguar rezultat jashtë pritjeve të NISMA-s, përderisa tha se do të qëndrojnë të fokusuar në balotazhin në Malishevë.
Në lidhje me komunën e Prizrenit, Sherifi ka thënë që prezenca e Vetëvendosjes ka luajtur rol, ngaqë paraprakisht Zafir Berisha ishte i vetmi kundërshtar i PDK-së në këtë komunë.
“Zafir Berisha ka qenë zëri i vetëm kundërshtues në Prizren, ndërsa në këto zgjedhje kemi pas Vetëvendosjen dhe Nismën. Po të mos kishte qenë VV-ja, ai do të kishte më shumë vota”
“Aktualisht qëndrimi për Prizren është që të qëndrojmë neutral por në asnjë rast nuk do te hyjmë në koalicion me PDK-në. Votuesi do të vendos se cilin kandidat do të zgjedh” ka thënë Bilall Sherifi në një intervistë në Klan Kosova
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës