Shërbimi Korrektes i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Në këtë donacion janë pranuar 49 detektorë statik, të cilët do të shërbejnë për kontrollimin e personave gjatë hyrje daljeve nëpër të gjitha institucionet korrektuese.
Detektorët janë pajisje të avancuara, të cilët do të lehtësojnë punën e stafit në parandalimin e futjes së mjeteve të rrezikshme brenda institucioneve korrektuese.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në hyrjet dhe daljet e institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke u mundësuar zyrtarëve korrektues që punën e tyre të përditshme ta kryejnë me efikasitet edhe më të lartë.
ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht atë të sigurisë, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të vetqendrueshem, të pavarur dhe të sigurt.

5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...