Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka mohuar disa shkrime në media se “Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim”.
Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.
“Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj SHKK u bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së”, thuhet në reagimin e tyre. /arbresh.info/
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...