Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka sqaruar se të liruarit nga burgu kurdo që kompletojnë dokumentacionin për tërheqje të mjeteve, përmes transfereve bankare apo duke u paraqitur në institucionet korrektuese./arbresh.info/
Ja njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka sqaruar për opinionin publik se, në bazë të rregullores financiare Nr.9/2012 dhe procedurës për regjistrimin e pranimeve dhe kthimeve të depozitave të burgosurve, të gjitha parat të cilat dërgohen tek i burgosuri transferohen përmes llogarisë bankare, përfshirë edhe paratë në rast se ka me vete gjatë pranimit.
Kjo shumë, në vlerë prej 27,814 € është grumbulluar që nga viti 2005 kur edhe ka filluar pranimi përmes llogarive i parave të të burgosurve. Shuma është grumbulluar, duke filluar nga 0.01 cent, 0.05 cent, 0.10 cent , 0.50 , 1 euro, e deri në 200 euro, të cilat, të burgosurit e liruar nuk janë interesuar që t`i marrin.
Këto mjete mbeten në llogaritë e burgjeve dhe monitorohen nga Thesari i Shtetit, si dhe janë në dispozicion kurdo që të liruarit kompletojnë dokumentacionin për tërheqje të mjeteve, përmes transfereve bankare apo duke u paraqitur në institucionet korrektuese.
Për tërë këtë gjendje, ne ju kemi telefonuar të burgosurve që të bëjnë tërheqjen e mjeteve, por nga ana e tyre nuk është shprehur interesim për shkak të shumave të vogla.
Lidhur me këtë, SHKK tashmë ka hartuar planin që secilit prej të liruarve deri më tani t`ua dërgojë mjetet në shtëpitë e tyre.
pjesen qe u raportu ne media hiqeni, e vec nxjerrne qe te liruarit nga burgu kurdo munden me i terheq paret e tyne.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...