Policia e Kosovës ka njoftuar se dy perosna kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se pas kërkimeve është gjetur pa shenja jete edhe nëna e fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën në lagjen ‘Asllan Qeshme’.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tёdatës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatën e policisë.
Një fëmijë ka vdekur si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë qytetin e Pejës këtë të shtunë.
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...