Me rastin e 22 Shtatorit, Ditës pa Makina, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, OJQ-të mjedisore “Lets do it Kosova”, “REC”, “Earth in Brackets”, “The WAY”, Shoqata e Çiklistëve të Kosovës dhe institucionet tjera relevante, do të shënojnë këtë ditë me një rendësi të veçantë për mbrojtjen e mjedisit.
Në shënimin e kësaj feste mjedisore sot para Objektit të Qeverisë do të mbahet edhe manifestimi qendror.
Ndërsa aktivitetet në komunat e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës do të zhvillohen në të njëjtën kohë.
Me rastin e ditës ndërkombëtare ‘Dita pa vetura’ që ka qëllim vetëdijësimin për ruajtjen e ambientit, shumë punonjës të ANP ‘Adem Jashari’ LIMAK Kosovo kanë marrë iniciativë në bashkëpunim me njësinë e ambientit që të mos përdorin makinat e tyre personale për vajtje ardhje nesër në punë por të shfrytëzojnë autobusin si mjet transporti.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...