Dita Botërore e Miqësisë, pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik.
Dita Botërore e Miqësisë, është një ditë ku më së shumti duhet të falënderohet miqtë që keni pranë, të vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni.
sData 30 korrik u zgjodh si datë për të kremtuar këtë ditë nga OKB. Në 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë.
Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.
Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore.
Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë m...
Bota e dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Ballkani mposht Prishtinën dhe forcon kreun, derbi në Gjilan...
Abdixhiku publikon fotografi nga tubimi në Zvicër: Të fala n...
Selvija niset sërish drejt Italisë, bën dedikimin prekës për...