Me moton “Mos humb asnjë rrahje”, sot shënohet Dita Botërore e Zemrës, një ditë që ka për qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Këto sëmundje përfshijnë infarktin e miokardit, goditjet në tru, hipertensionin dhe sëmundjet e enëve të gjakut, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global.
Në njoftimin e MSH-së, sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për humbjen e miliona jetëve çdo vit, por janë gjithashtu sëmundje që mund të parandalohen në masë të madhe, shkruan Arbresh.info.
“Ndryshimet në stilin e jetesës dhe kujdesi i rregullt mjekësor luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut.”, thuhet në njoftim.
Andaj, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të përqendrohen në aktivitete fizike, të konsumojnë ushqime të shëndetshëm, të kryejnë kontrolle të rregullt mjekësore dhe të minimizojnë ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut, siç janë duhanpirja dhe stresi./Arbresh.info/
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...
Man City fiton trofeun e Carabao Cup, mposht në finale Arsen...
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...