Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq. Motoja zyrtare e Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për këtë vit është: “Ta mbajmë gjallë humanitetin”.
Kjo moto është një thirrje për të nderuar dhe për të reflektuar mbi përkushtimin e miliona vullnetarëve dhe punonjësve humanitarë të cilët, shpeshherë në kushte të rrezikshme, ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë, duke ruajtur dinjitetin njerëzor dhe duke sjellë shpresë në kohë krizash.
8 maji është zgjedhur pasi në këtë datë ka lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant. Ai ka marrë Çmimin e parë të Nobelit për Paqe.
Dita e Kryqit të Kuq është shënuar për herë të parë në vitin 1948. Pas disa ndryshimeve të emrave, është bërë Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 1984.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...