Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës

08:13 | 20 Shkurt 2026
E.K

Sot shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepça të vitit 1989, një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë, e cila do të përkujtohet në menzën e minatorëve në Stan Tërg, në Mitrovicë, duke filluar nga ora 11:00.

Greva e minatorëve të Trepçës, e nisur më 20 shkurt 1989, u organizua si reagim ndaj shfuqizimit të autonomisë kushtetuese të Kosovës nga regjimi i atëhershëm i Serbisë dhe u shndërrua në simbol të qëndresës qytetare, sakrificës dhe unitetit kombëtar.

Me ngujimin e tyre në thellësitë e minierës, minatorët tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke i dhënë zë kundërshtimit ndaj politikave shtypëse dhe duke frymëzuar protesta masive në mbarë Kosovën.

Të ngjashme