Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, kryetar të këshillave të fshatrave, përfaqësues të OVL-së, familjarë të të rënëve, kanë bërë sot homazhe dhe nderime, për të shënuar 21 vjetorin e të vrarëve gjatë vitit 1999 në Celinë, Fortesë e Brestoc, të cilët u vranë barbarisht nga paramilitarët serb.
Sot e 21 vjet më parë, pushtuesi kriminal serb, duke mos kursyer asnjë person, vrau barbarisht martirë e dëshmorë shqiptarë në Celinë, Fortesë e Brestoc.
I kujtojmë me nder, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb.
Jeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës./arbresh.info

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...