Lojërat e fatit duhet të ndalohen me ligj, ashtu siç ka bërë Shqipëria, thotë hoxhë Shefqet Krasniqi. Ai në një intervistë për KosovaPost ka këshilluar kabinetin qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj t`iu thotë stop lojërave të fatit, në të kundërtën, sipas tij, do pëson shoqëria kosovare.
Më tej, Krasniqi ka shpjeguar edhe atë se si e sheh feja islame përdorimin e lojërave të fatit. Sipas tij, lojërat e fatit janë të ndalura posi përdorimi i alkoolit.
“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Është një prej punëve më të ndaluara. Përveç Kur’anit, këto vepra i ndalojnë edhe librat tjerë të shpallur nga Zoti. Allahu i Madhërishëm ua ka ndaluar njerëzve pirjen e alkoolit dhe lojërat e fatit në një ajët. Ka thënë: “Me të vërtetë dhe pa asnjë dyshim alkooli të gjitha llojet e tij, lojërat e fatit dhe të gjitha llojet e tyre janë vepra të ndyra të shejtanit të mallkuar”.
Sipas Krasniqit, lojërat e fatit janë sherr, janë shkaktarë të dhunës në familje, të kriminalitetit, dhe janë shkaktarët kryesor që qojnë në vrasje dhe vetëvrasje të njerëzve.
“Lojërat e fatit janë sherr i vërtetë. Nuk ka të keqe në këtë dynja që nuk vjen prej aty, e që del nuk prej aty. Ka edhe shkaqe të tjera që qojnë kah dhuna në familje, kah vetëvrasja. Por, ama, lojërat e fatit janë ndër shkaqet kryesore të dhunës në familje dhe shkatërrimit të familjes”.
Ai nuk pajtohet se me koncept-dokumentin e miratuar nga qeveria do të rritet zhvillimi ekonomik e mirëqenia sociale. Ai thotë se shoqëria shkatërrohet nga të gjitha aspektet nëse rritet numri i lojërave të fatit.
“Kjo shoqëri duhet t`i thotë stop lojërave të fatit deri në kiamet, çdo lojë, çdo bixhoz, kumarhane duhet të ndalohet me ligj. E nëse dëshirohet për njëmend të shkatërrohet kjo shoqëri, atëherë le të lejohet hapja e tyre në çdo rrugë, e në çdo vend….”.
Dr. Shefqet Krasniqi ka frikën se përkrahësit e lojërave të fatit do të mallkohen nga gjeneratat që vijnë. Ai propozon që Qeveria e Kosovës të merr për shembull qeverinë në Shqipëri.
“I bëjë apel kryeministrit tonë të shikojnë në vëllezërit tanë përtej kufirit. Ata kanë avancuar mirë në këtë drejtim”.
Krasniqi ndërlidh lojërat e fatit me shitjen e armëve dhe drogës. Sipas tij, nuk ka dallim mes një individi që shet armë e cila vret njerëz dhe lojërave të fatit që vrasin gjithashtu, por në mënyrën e vet.
Javë më parë, Qeveria e Kosovës, ka miratuar koncept-dokumentin, përmes së cilit synohet të rregullohet veprimtaria e lojërave të fatit. Sipas këtij koncept-dokumenti, përfitimet do të jenë të mëdha. Zhvillimi ekonomik, rritja e vendeve të reja të punës, rritja e investimeve të huaja direkte, mirëqenia sociale e të tjera, janë vetëm disa prej tyre.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...