Kosovarët kanë gjasa që pas disa muajve të shkojnë në pushime verore në bregdetin shqiptar.
Por e gjitha kjo do të varet nga disiplina që qytetarët do të mund të mbajnë gjatë këtyre ditëve në parandalimin e përhapjes së Covid 19.
Kështu po deklaron për Express, shefja e OBSH’së në Kosovë, Isme Humolli.
Ajo tutje thotë se shtetet e monitorojnë situatën dhe vendosin për hapjen e kufinjëve.
“Kjo pandemi nuk ka ndonjë datë përfundimtare se kur të do të përfundojë. Se si do të sillen shtetet rreth asaj se a do të shkojmë në det, krejt kjo varet prej shteteve dhe numrit të rasteve të paraqitura me Covid 19, mandej numrin e të shëruarve. Ne si OBSH nuk mund të themi se personat janë të lirë të shkojnë në pushime verore. Ne vetëm e monitorojmë situatën. Nëse janë kriju kushtet për parandalimin e përhapjes, atëherë shkuarja në det mund të jetë e mundur”, thotë ajo.
Megjithëkëtë, Humolli thekson se vala tjetër e Covid mund të paraqitet në shtator.
“Vala tjetër e Covid 19 pritet që të paraqitet në shtator, kur edhe është i paraqitur gripi sezonal. Laboratorët e mikrobiologjisë janë shumë të avancuar, ata mund të detektojnë nëse kemi të bëjmë me grip apo covid 19. Një duhet ta pranojmë, jeta e të gjithë qytetarëve të botës ka ndërru me shfaqjen e Covid 19. Jeta jonë duhet me ndërru, shtrëngimit të duarve, përqafimebve e këshutu me rradhë”, thotë ajo.
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...