Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Komandanti i Korpusit Thomas Sussli, më 12 dhe 13 qershor, do të vizitojë pjesëtarët e forcave të armatosura të vendit të tij në Kosovë të cilët janë të vendosur si pjesë e ndërtimit të paqes ushtarake.
Gjatë kësaj vizite, siç njofton qeveria zvicerane, ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.
“Me vizitën e tij te trupat, kreu i ushtrisë dëshiron të marrë një pasqyrë të situatës aktuale në Ballkan. Ai do të shfrytëzojë rastin për të folur me anëtarët e Forcave të Armatosura Zvicerane të vendosura atje dhe të marrë një ide mbi shërbimet e ndryshme që ofrohen në dobi të misionit të KFOR-it”, ka thënë qeveria zvicerane.
Kreu i forcave të armatosura zvicerane do të shoqërohet në vizitën e tij nga Këshilltari i Kantonit të Lucernit, Fabian Peter, dhe Këshilltarja Kombëtare e Aargaut, Stefanie Heimgartner, anëtare e Komitetit të Politikave të Sigurisë të Këshillit Kombëtar, si dhe përfaqësues të forcave të armatosura.
Qeveria zvicerane thotë se mandati aktual i Forcave të Armatosura Zvicerane në KFOR zgjat deri në fund të vitit 2026.
“Ndërtimi i paqes ushtarake në një kontekst ndërkombëtar është një nga tre misionet e Forcave të Armatosura Zvicerane”, deklaroi qeveria zvicerane.
Në njoftim nuk është njoftuar për ndonjë takim me zyrtarë të shtetit të Kosovës.
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...