Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë Gjeneral Mirko Shundov do të vizitojë sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pritja e shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë do të behët me ceremoni ushtarake nga ana e ushtarëve të FSK-së.
Gjenerali Shundov do të takohet me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha dhe komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Po gjatë ditës se sotme Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz./Arbresh.info/
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...