Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës Rrahman Rama ka pritur sot në një vizitë shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velickovski.
Komandanti i FSK-së, dhe ministri Haki Demolli, zhvilluan takime të ndara me shefin e Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Velickovski, të cilin e falënderuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Maqedonisë, si dhe e njoftuan me të arriturat e përgjithshme të FSK-së.
Po ashtu, ministri dhe komandanti u shprehen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë janë në nivel të lartë dhe treguan gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, duke u bazuar në raportet e mira ekzistuese dhe në konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy forcave dhe të dy vendeve.
Velickovski, shprehu kënaqësi të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet ushtrisë së Maqedonisë dhe FSK-së si dhe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së, për demonstrimin e tyre me sukses.
Ai ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, qoftë në fushën e arsimimit të kadetëve të FSK-së (nga radhët e komuniteteve) në Akademinë Ushtarake në Shkup, qoftë me pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta (kadetët) si në Qendrën e Kërkim- Shpëtimit këtu në Pomozotin apo në Poligonin Ushtarak në Krivollak.
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...