Kryeshefi Ekzektiv i Inspektoratit Policor te Kosovës, Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë priti sot në takim njoftues Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi Hodaj e informoi Barbano për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se temë e diskutimit ishte edhe ecuria e hetimeve në rastet që janë në kompetencë të IPK-së si dhe praktikat e mira të komunikimit me publikun.
Në fund të takimit Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së./Arbresh.info/

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...