Koalicioni qeverisës së bashku me deputetët e komuniteteve jo serbe dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë arritur t’i mbledhin 78 vota për ta votuar demarkacionin.
Mirëpo, as kaq vota nuk mjaftojnë që i njëjti të ratifikohet në Kuvendin e Republikës. Kjo pasi për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi kërkohet vota e 2/3 të deputetëve të Kosovës.
Kushtetuta e vendit për marrëveshjet për territorin, paqen, aleancat, marrëveshjet ndërkombëtare kërkohet 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Megjithë përpjekjen e shefit të qeverisë, Ramush Haradinaj që të bindet Lista Srpska për ta votuar, këta të fundit ende nuk kanë marrë ndonjë vendim. Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq ka thënë për “Indeksonline” se subjekti i tyre ende është në konsultime. “Ende s’ka asgjë të re”, ka thënë shkurt ai.
Ndërsa i pyetur për takimin që zhvilloi para disa ditësh me krerët e institucioneve, Simiq nuk dëshiroi të flas rreth kësaj çështje.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi se seanca për shënimin e kufirit mund të mbahet edhe gjatë javës që vjen.
Ndërkohë, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë , Greg Delawie ka porositur deputetët se ka ardhur koha t’i jepet fund ratifikimit të kësaj marrëveshjeje këtë javë.
“Deputetë, është koha që këtë javë ta sillni atë në vijën e fundit”, ka thënë Delawie. /Indeksonline/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot