Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë takimit, Hodaj e informoi shefin e EULEX-it për punën, aktivitetet dhe të arriturat e IPK-së në realizimin e mandatit të saj ligjor, me theks të veçantë në avancimin e profesionalizmit dhe transparencës në sistemin policor.
“Nga ana e tij, Barbano falënderoi Kryeshefin e IPK-së për pritjen dhe theksoi rëndësinë që ka Inspektorati Policor në forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ai gjithashtu vlerësoi diskutimet e hapura, konstruktive dhe bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se në përmbyllje të takimit, Hodaj shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Misioni i EULEX-it ka dhënë në përmbushjen e objektivave dhe mandateve ligjore të IPK-së.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit