Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të mbërrijë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të tij katërditor në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada gjermane në Prishtinë, e cila ka konfirmuar se qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi për rrugën europiane të Kosovës dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.
Vizita e kreut të diplomacisë gjermane vjen në një moment kyç për proceset integruese të Kosovës, ndërsa Berlini mbetet një nga mbështetësit më të fuqishëm të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Wadephul pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit institucionalë, ku do të trajtohen çështje të sigurisë, reformave dhe forcimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Ambasada gjermane në Prishtinë ka ftuar qytetarët që ta ndjekin vizitën, duke e cilësuar atë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe në procesin integrues të Kosovës.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...