Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka konfirmuar se sot është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një prononcim për Gazetën Express, Krasniqi ka thënë se është një mbledhje përgatitore për seancën e thirrur nga opozita me 4 shtator, rreth temës së dialogut me Serbinë.
“ Është një mbeldhje përgatitore për seancën e javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi.
Në këtë mbeldhje thuhet të ketë marë pjesë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Kreu i PDK-së sa i përket thirrjes së kësaj seance, ka akuzuar opozitën se po e inskeonon një lojë për ndarjen e Kosovës.
“Thirrja e seancës është dëmi më i madh që i shkaktohet Kosovës. Është inskenim i lojës për ndarje. PDK-ja konsideron se ngritja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut, duke krijuar argumente në favor të eksponentëve që dëshirojnë ndarjen e Kosovës”, kishte thënë Veseli.
Kjo nismë e opozitës për seancë të jashtëzakonshme me 4 shtator, ka ardhur si pasojë e idesë së presidentit Thaçi, që në dialogun me Serbinë në Bruksel të diskutohet edhe çështja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas thirrjes së kësaj seance, Veseli, kishte ftuar dhe disa takime me partnerët e koalicionit nga AAK-ja dhe NISMA.
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...