Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Sam Fabrici ka theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë mundësi që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të ndryshojë.
Ai ka thënë se është Bashkimi Evropian që po udhëheq me këtë dialog.
“Nuk ka asgjë për të ndryshuar në këtë dialog. Dialogu po zhvillohet në udhëheqjen e BE-së, dhe nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim të formatit”, tha Fabrici.
Ai nuk ka dashur të përgjigjet saktësisht kur u pyet nëse shtetet si Amerika, Franca apo Holanda mund të bëhen pjesë e dialogut.
Fabrici theksoi se aktualisht kjo do të ndodhë vetëm me ndërmjetësim nga BE-ja.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...