Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, është shprehur se Serbia nuk është në anën e errët të historisë, përderisa është nisur drejt BE-së.
Përsa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Fabrici është shprehur se qëndrimi i BE-së është i pandryshuar dhe se ata kërkojnë të arrihet një marrëveshje e përhershme, ligjërisht në pajtim me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për diçka që është e qëndrueshme dhe realiste, ne nuk mund të komentojmë mbi përcaktimin e kufijve apo ndonjë tjetër përmbajtje të marrëveshjes e cila do të arrihet”, ka thënë Fabrici.
Në lidhje me taksën, e cila është vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë në nëntorin e vitit të kaluar, Fabrici ka thënë se kjo është një temë e veçantë dhe se BE vazhdon t’i kërkojë Prishtinës që ta heqë.
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...