Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Orav ka dorëzuar raportin e progresit për vitin 2024 për Kosovën si dhe ka folur edhe për masat e BE ndaj Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Sot lufta është kthyer në Evropë, me sfida gjeopolitike një BE më e madhe dhe më e fortë mund të ketë me ndikim global. Ky hov i ri për zgjerimin është mu tani. Shqipëria po ndërmerr hapa më të mëdhenj drejt BE pas nja pune të madhe. Pasi të adoptoni reformat ne do ti ofrojmë mjetet financiare për integrimin e Kosovës në BE. Është e domosdoshme që të përqafohen vlerat e BE-së dhe jam mirënjohës që Kosova vazhdon ta bëjë këtë. Kosova duhet t’i implementoj detyrat në mënyrë që të integrohen. Progresi në aspektin e drejtësisë dhe sigurisë është vlerësuar pozitive”, ka thënë Orav.
Ai ka shtuar se sulmi në Banjskë ka treguar profesionalizimin e Policisë së Kosovës. Mes tjerash, ai shtoi se sipas raportit, Kosova ka nevojë për Administratë Publike që siç thotë Orav në raport progresi është i kufizuar.
“Borell ka rekomanduar heqjen e masave dhe diskutimet po vazhdojmë. Besojmë që Kosova do të ndërmarrë vendime që vendet anëtare të heqin ato” shtoi Orav. Në fund, Orav potencoi se e ardhmja e Kosovës në BE është e mundur dhe historike, mirëpo sipas tij “kjo varet nga ne”./Arbresh.info
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 37-vje...
Ministria e Mbrojtjes del me sqarim lidhur me vdekjen tragji...
Në Prishtinë diskutohet për ndikimin e Rusisë në sigurinë ko...
Tahiri pas vizitës tek Thaçi: Me karakterin e tij të palëkun...
Lëndohet sërish Ansu Fati
Osmani riafirmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankof...