Departamenti amerikan i shtetit ka dërguar një letër me të cilën kërkon mbështetje për Kosovën nga shtetet e Karaibeve.
Në prag të vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në Grenadë, të dielën e shkuar, shteteve Karaibe u ka mbërritur një “thirrje” nga departamenti amerikan i shtetit që kërkon mbështetje për Kosovën, shkruan “Veçerenje Novosti”,.
“Ia përkujtojmë qeverisë tuaj që fuqishëm ta konfirmojnë pranimin e Kosovës si anëtare të plotë të bashkësisë ndërkombëtare. Nga shpallja e pavarësisë më 2008, Kosova është njohur nga më tepër se 100 shtete anëtare në OKB dhe vazhdon të përparojë si e pavarur, multietnike dhe demokratike”, thuhet në letrën e dërguar nga departamenti amerikan i shtetit, transmeton lajmi.net.
“Njohjet shtesë të Kosovës sjellin stabilitet më të madh në Evropë, kurse izolimi i Kosovës dhe qytetarëve të saj janë recetë për destabilitet”, thuhet në vazhdimin e letrës së publikuar nga “Večernje novosti”.
Daçiq kishte paralajmëruar udhëtimin për të lobuar për tëheqje të njohjes së Kosovës por në dokumentin e publikuar thuhet se një gjë e tillë “do t’i trimëronte elementet e prapta në regjion, të cilat punojnë për të ngadalësuar përpjekjet për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe integrimin e regjionit në institucione euroatlantike”, përcjell lajmi.net.
Në letrën e dërguar tek shtetet e Karaibeve, SHBA prej tyre kërkon mbështetje të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL me arsyetimin se kjo “do t’i përforcojë përpjekjet e shteteve për luftën ndaj krimit dhe terrorizmit, dhe se vetëm kriminelët kanë dobi nga status kuoja”, shkruan “Novosti”.
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...