Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset.
“Progresi për Dialogun, Asociacionin dhe Sundimin e Ligjit do të mundësojë zhvillim në të gjitha fushat tjera në Kosovë. Këto janë përparësitë e vitit 2018, SHBA mbështet përpjekjet për të ecur përpara në të gjitha fushat”, ka shkruar Delawie në Twitter, transmeton lajmi.net.
Ndryshe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroi sot se ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit ka nisur punën ndërsa ka theksuar se Asociacioni do të themelohet vetëm sipas ligjeve të Kosovës./Lajmi.net/
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...