Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht zëvendëspresidenti Mike Pence, ka konfirmuar involvimin aktiv dhe të drejtpërdrejtë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan arbresh.info.
“Definitivisht ShBA-të do të jenë të përfshira në këtë dialog,” është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për DW.
Këtë qëndrim ai thotë se e ka marrë direkt nga zëvendëspresidenti Pence gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Thaçi ka kritikuar rolin e BE-së si ndërmjetësuese e këtij dialogu, duke ju referuar mos zbatimit të shumë marrëveshjeve të arritura me Beogradin Zyrtar.
Sot, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë shkuar për dekretim tek presidenti Thaçi. Akti i sotëm i betimit kishte këtë qëllim, për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE-ja.
Sipas presidentit Thaçi, kjo që ka ndodhur sot është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi./arbresh.info/
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i ...
Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ...
Ky është çmimi i naftës për sot
AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpun...
27 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, heroizmi i përjetshëm i ...