Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Yann Guillou, i cili ka pasur një rol kyç në procedurën paraprake të rastit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Guillou ka autorizuar lëshimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për akuza që lidhen me krime lufte.
Ky vendim i gjyqtarit ka ngjallur reagimin e ashpër të administratës amerikane, e cila menjëherë ka vendosur sanksione ndaj tij.
Përveç Guillou, SHBA ka sanksionuar edhe tre figura të tjera të Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe Mame Mandiaye Niang.
Nicolas Guillou u emërua gjykatës në Gjykatën Speciale më 7 shkurt 2017 dhe ka kryer funksionin e gjykatësit të procedurës paraprake në çështjet gjyqësore të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Salih Mustafës, rastin e Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve, Pjetër Shalës, si dhe të Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit.
Ai ishte caktuar gjithashtu në funksionin e gjykatësit të vetëm në çështjen kundër Isni Kilajt.
Biografia e Nicolas Guillou
Gjykatësi Nicolas Guillou (Francë) ka shërbyer si shef i kabinetit të kryetarit të Tribunalit Special për Libanin (2015-2019).
Që nga vitit 2012, ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundër-terrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe krimin kibernetik.
Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Nicolas Guillou shërbeu në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë të Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike.
Nga viti 2003 deri më 2006, Guillou punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Meaux, afër Parisit, ku trajtoi çështje të ndryshme penale si vrasje të qëllimshme, krimin e organizuar dhe krimin financiar.
Gjykatësi Nicolas Guillou ka magjistruar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe europiane të Universitetit të Sorbonës (Francë).
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...