Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se vendi i tij i ka ofruar Kosovës, përkatësisht Qeverisë së saj një shumë prej 1,1 milion dollarë, si mbështetje në luftën kundër koronavirusit.
Siç ka shkruar Kosnett në Twitter, këto mjete do të ndihmojnë qeverinë e Kosovës për të rritur aftësinë e reagimit për të parandaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19.
“Qeveria e Kosovës merr 1,1 milion dollarë nga SHBA për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës për të ndaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. #SëbashkuNeMundemi”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Ndryshe, Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri./arbresh.info
Kosovo Government receives $1.1 million dollars from U.S. to provide operational support and increase Kosovo’s response capability to stop further transmission and mitigate COVID-19’s impact. #TogetherWeCan pic.twitter.com/D4CaIv4iL3
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 30, 2020
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...